Please enter at least 3 characters.

KUSH JANË BARBARËT?

2019/03/Lawrence-Ferlinghetti.jpg
346:"Poet Lawrence Ferlinghetti poses on Monday, Jan. 15, 1988 in San Francisco in front of the North Beach bookstore he founded more than 35 years ago. The San Francisco Board of Supervisors accepted 13 of Ferlinghetti’s recommendations on Thursday to change local street names after 15 of San Francisco’s best known artists and writers. (AP Photo)
16:"ASSOCIATED PRESS

Poezi nga: Lawrence FerlinghettiPërktheu: Fadil Bajraj

Unë jam senator grek
duke pritur barbarët
për të na çliruar nga fatet tona
dhe për të na i zgjidhur të gjitha problemet tona

Ama kush janë barbarët?
A janë ata tifozë lakmues
që ulërojnë e kërkojnë gjak
në ndeshjet e kikboksit
apo djemtë dhe vajzat e bukura
të obsesionuar pas kompjuterave dhe telefonave celularë
apo xhentellmenët flokëshkurtër me kostume
në rrokaqiejt e qendrës së qytetit
apo të uriturit në kufijt tanë?

O vëlla, mos kërko diku tjetër
Ne jemi ata që na patën paralajmëruar etërit tanë
për mendjendriturit
të lindur për të sunduar botën
përmes kompjuterëve që sigurojnë
izolim dhe vetmi totale
Mosmë thirrë ti Të thërras unë ty
Nuk ka nevojë për biseda më
Cinizmi i përciptë është në modë
dhe sundimi i twitterit

Një gjumë i madh
ka pushtuar të gjithë
në aparatet tona të dorës

Violina e vjeshtës
dëgjohet nëpër pemë
derisa kuajt e bardhë të detit
ende ia mësyjnë rërës tonë
me ulërimë të madhe të humbur