Please enter at least 3 characters.

Kush ia zbukuroi ditën Kadri Veselit? (Foto)

2016/11/15194448_683275285181014_7745202434548030010_o.jpg
13:"Petrit Prenaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka pasur disa vizitorë të veçantë në hollin e Parlamentit të vendit.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Veseli përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se vizita e këtyre vizitorëve ishte pjesa më e bukur e ditës së tij.

“Vizita e sotme e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm në zyrën time dhe shëtitja me ta nëpër sallën e Kuvendit, në prag të 28 Nëntorit, ishte pjesa më e bukur e ditës”, ka shkruar Veseli.

Kuvendi i Kosovës, është vizituar gjatë ditës nga disa nxënës të cilët kishin të paraparë në agjendën e tyre një shëtitje në prag të 28 nëntorit./Telegrafi/