Please enter at least 3 characters.

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

2024/06/Slavko-Vincic.jpg
249:"MUNICH, GERMANY - JULY 02: Match Referee, Slavko Vincic reacts during the UEFA Euro 2020 Championship Quarter-final match between Belgium and Italy at Football Arena Munich on July 02, 2021 in Munich, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Slloveni Slavko Vincic do të jetë në krye të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit në garën e UEFA-s, finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Gjyqtari është caktuar përpara gjyqtarëve të tjerë që aspironin të ishin kryesor të duelit të madh evropian, si holandezi Danny Makkelie, polaku Szymon Marciniak apo anglezi Anthony Taylor.

Gjyqtari, i cili nuk e ka gjykuar kurrë Real Madridin, sjell kujtime të mira për Borussia Dortmundin, pasi drejtoi ndeshjen mes Borussia-Atletico Madrid për ndeshjen e kthimit në çerekfinale.

Borussia Dortmundit i kishte gjykuar një herë në një ndeshje zyrtare, në humbjen 1-2 kundër RB Salzburg në 1/16 e Ligës së Evropës në sezonin 2017/18.

Këtë sezon në Ligën e Kampionëve, slloveni Vincic ka gjykuar ndeshjet Lazio-Atletico (1-1), PSG-Milan (3-0) dhe Napoli-Braga (2-0) në fazën e grupeve, ndërsa në eliminimin direkt ka gjykuar edhe ndeshjen Bayern-Lazio (3-0).

Rasti i drogës dhe i prostitutave

Në mes të pandemisë, në mesin e majit 2020, Vincic shkoi në Suhio Polje, në Bosnje-Hercegovinë, për disa takime private.  Ai ishte i ftuar për të ngrënë në një restaurant të një bujtine. Atje ai shkoi me partnerët e tij.

Kur zbritën dhe zunë një tavolinë, ata ishin në një vend ku kishte shumë njerëz, por që nuk i njihnin. Në mes të darkës, vendi u rrethua nga forcat e sigurisë boshnjake.

Të gjithë personat që ndodheshin në atë vend u ndaluan. Më vonë u mësua se ishte një bastisje e lidhur me trafikun e drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal.

Vincic u mor në pyetje, por u lirua menjëherë dhe atë natë ai fjeti në shtëpinë e tij në Maribor.

Nga ajo që ndodhi aty, nuk kishte asnjë pasojë apo gjykim ndaj tij, por ajo që mbetet si shkrim në shumë media, është se një gjyqtar elitar i UEFA-s ishte përfshirë në një operacion policor kundër elementëve mafioz./Telegrafi/