Please enter at least 3 characters.

Kush është njeriu me çadër në pamjet e vrasjes së Kennedyt? (Video)

2016/01/kush-euml-sht-euml-njeriu-me-ccedil-ad-euml-r-n-euml-pamjet-e-vrasjes-s-euml-kennedyt-video_hd.jpg

Ky detaj i pabesueshëm është vërejtur vetëm disa dekada pas atentatit ndaj presidentit të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Në njërin nga incizimet mund të shihet njeriu në fjalë duke hapur një çadër dhe duke e ngritur atë mbi kokën e tij në momentin që limuzina e Kenedyt po afrohej.

Në kohën kur limuzina po ngadalësohej, ai e kthen çadrën dhe pastaj një e shtënë u dëgjua - John F. Kennedy kishte vdekur.

Identiteti i vërtetë i njeriut me çadrën kurrë nuk është zbuluar. Lëvizjet e tij janë paraqitur në filma që merren me teori komploti, duke përfshirë edhe filmin e Oliver Stone.

Një teori sugjeron se ai kishte përdorur çadrën për të treguar vrasësin. Më saktësisht, ai do të mund të ketë sinjalizuar shoferin e Kennedyt për të ngadalësuar shpejtësinë e veturës.

Shumë njerëz të cilët ishin dëshmitarë të vrasjes kanë thënë se limuzina e Kenedyt ishte ndalur tërësisht në momentin e vrasjes.

Në 1978, pas një apeli nga Komiteti Amerikan për vrasjen, një njeri i quajtur Louie Steven Witt papritmas u shfaq duke pretenduar se ai është njeriu me çadër. Ai kishte deklaruar se me çadër kishte dashur ta përshëndeste Kenedyn.

Teori tjetër është se njeriu me çadër ishte një amerikan me origjinë nga Kuba, Manuel Artime. Ai kishte vdekur në mënyrë misterioze në vitin 1977 në një kohë kur Bordi për Atentatin kishte hapur hetimet për “njeriun me çadër”. /Telegrafi/