Kurtoviq: Jemi të gatshëm për Rilskin
06/04/2015
Pejanët ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultat 63:62 në Samakov dhe shpresojnë edhe si vendas të fitojnë, kësisoj të kualifikohen në finalen e madhe të Ligës Ballkanike.
“Padyshim palestra do të jetë e mbushur dhe besoj se do të kemi një atmosferë të mrekullueshme. Ne kemi pasur disa probleme me lëndimin e disa prej lojtarëve por tani gjithçka është në rregull”, ka thënë trajneri Pejës, Boris Kurtoviq, për BotaSot. /Telegrafi/


