Please enter at least 3 characters.

Kurti pret në takim kryediplomatin belg Maxime Prevot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryediplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas takimeve, Konjufca dhe Prevot do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Takimi ndërmjet tyre pritet të zhvillohet rreth orës 15:00. /Telegrafi/