Please enter at least 3 characters.

Kurti pas Britanisë së Madhe, udhëton për në Itali - merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë  

2024/02/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-3-e1722775329226.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pas vizitës në Britani të Madhe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të grupit të Parlamentit Evropian  Socialistë Demokratë (PES).

Ndryshe, të mërkurën dhe të enjten Tirana ishte nikoqire e Samiti për Ukrainën dhe asaj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Për shkak të vizitës së tij jashtë vendit, Kurti nuk kishte marr pjesë në këtë samit, por ishte i pranishëm vetëm virtualisht.

Lidhur me mospjesëmarrjen e tij në Samitin në Tiranë, Kurti është kritikuar ashpër nga partitë opozitare. /Telegrafi/