Please enter at least 3 characters.

Kurti: Nga shtatori do të hapen edhe tetë profile të reja në arsimin dual

2023/06/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-3-e1686145512231.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga shtatori do të hapen edhe tetë profile të reja në arsimin dual.

Kurti, profilet i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

- Rrobaqepësi,

- Automekanik,

- Metal përpunues,

- Përpunues i drurit,

- Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,

- Instalues elektrik,

- Tregti me shumicë dhe pakicë,

- Estetist.

Sipas tij, përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual.

“Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, shkroi Kurti.