Please enter at least 3 characters.

Kurti: Kosova do të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina

2022/03/IPI-Ukraine-media-stock-photos-cameras-24-02-2022.jpg
12:"Shutterstock

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova do të strehojë 20 gazetarë nga Ukraina.

“Qeveria jonë sapo vendosi të strehojë në Kosovë 20 gazetarë nga Ukraina. Ata u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nga pushtimi rus. Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me @EFJEUROPE & #ECPMF, ne do t'u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gushtin e kaluar Kosova gjithashtu ra dakord të presë përkohësisht rreth 2,000 afganë që kërkonin viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Shumica prej tyre tashmë janë larguar edhe pse disa janë ende në pritje të dokumenteve të tyre.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në vend nën ombrellën e NATO-s.