Please enter at least 3 characters.

Kurti i pikëlluar me vdekjen e ministrit të Brendshëm ukrainas

2022/12/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-1-e1671213820691.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky.

Ky i fundit është në mesin e 16 personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në qytetin Brovary në afërsi të Kievit. Nga ky incident po ashtu kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“I pikëlluar nga vdekja e Ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denys Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij. Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Rrëzimi i fluturakes ka ndodhur jo larg një kopshti të fëmijëve, ku autoritetet menjëherë kanë reaguar duke e evakuuar zonën për shkaqe sigurie, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar te rrëzimi i helikopterit, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në anën tjetër janë publikuar video amatore ku shihen pasojat e rrëzimit të helikopterit në një zonë të banuar dhe zjarri që dilte nga fluturakja. /Telegrafi/