Please enter at least 3 characters.

Kurti: Do të kontaktojë me të gjithë kryetarët e komunave

2020/02/Konference-Albini-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-e1583149830745.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të kontaktojë me të gjithë kryetarët e komunave për tu informuar rreth situatës.

“Sonte dhe nesër do t’i thërras të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës. Dua ti dëgjoj, të mësoj prej tyre dhe të shoh cilat janë kërkesat e tyre dhe çfarë mund të ju ndihmojmë si qeveri”, ka thënë Kurti.

Ndryshe kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi. /Telegrafi/