Please enter at least 3 characters.

Kurti dhe eurodeputeti Waitz bisedojnë për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural

2021/08/28.8.2021-ZKM-4.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Partia e Gjelbër e Austrisë, njëherësh bashkë-kryesues i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, me të cilin biseduan për mbrojtjen e ambientit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti dhe Waitz diskutuan për mbrojtjen e pyjeve dhe agjendën e gjelbër të Kosovës dhe ndihmën që Bashkimi Evropian mund të ofrojë në këtë drejtim.

Eurodeputeti Waitz u interesua për çështjen e hidrocentraleve dhe qëndrimin e qeverisë për hidrocentralet e vogla, mbrojtjen e lumenjve dhe sigurimin e ujit për pije dhe ujitje.

U bisedua për zhvillimin e sektorit të bujqësisë nëpërmjet përkrahjes së fermave, transformimit të zonave rurale në vende tërheqëse për punë dhe jetesë, si dhe për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme. /Telegrafi/