Kuraja: Shaptahoviq dëshiron t’i bashkohet Sigal Prishtinës
Sigal Prishtina të hënën i filloi përgatitjet për edicionin e ri 2014/15 me vetëm 9 basketbollistë dhe ende nuk e ka konsoliduar skuadrën. Menaxheri i skuadrës, Edis Kuraja, ka bërë të ditur për gazetën “SportPlus” se fillimisht do të përforcohen me lojtarë vendorë e pastaj me të huaj.
“Fillimisht do të shohim se kush do të jenë vendorët e më pas ku ka nevojë do të përforcohemi edhe me lojtarë të huaj”, deklaroi Kuraja për gazetën.
Menaxheri i skuadrës, Edis Kuraja theksoi se janë në bisedime me Samir Shaptahovqin dhe ai ka shprehur dëshiron t’i bashkohet kampionit aktual.
“Ne jemi në bisedime me të. Ai sigurisht ka shprehur dëshirën t’i bashkohet klubit tonë. Sa i përket se ‘Plisat’ janë kundër do të mundohemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Duhet të mendojmë për të mirën e klubit”, nënvizoi Kuraja. /Telegrafi/


