Please enter at least 3 characters.

Kur është koha e duhur për të bërë ushtrime fizike

2016/01/f.0301085703196_m.jpg

Palestra ndihmon sistemin kardiovaskular, vë në lëvizje zemrën dhe liron endorfinë, hormoni që bën një organizëm të shëndetshëm. Sigurisht rrit dhe sistemin imunitar tek njerëzit. Mëngjesi është momenti më i duhur për të vrapuar, notuar apo për çiklizëm.

Sigurisht edhe një dietë e pasur me ushqime të shëndetshme pa shumë lyra dhe brumëra do të japin ndryshe atë që ne themi “Një mendje e shëndosh në trup të shëndosh”.

Por edhe fizkultura në darkë ka avantazhet e veta shumë të mira. Pasi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar stresin dhe të liron nga tensionet e akumuluara gjatë ditës.

Por kujdes! Gjithmonë, duhet të planifikojmë që të bëjmë palestër tre orë para se të biem për të fjetur. Trupi nuk mund të përballojë lëvizjen e madhe në një qetësi të menjëhershme. /Telegrafi/