Please enter at least 3 characters.

Kur duhet ta bëni testin e shtatzënisë për një rezultat 99% të saktë

2018/03/8576205841.jpg
161:"Close up of a man and a woman's hands holding together a pregnancy test by a window, revealing the positive outcome with blue markings in Edinburgh, Scotland, UK
12:"Getty Images

Jeni duke pasur dyshime se a jeni apo jo shtatzënë? Atëherë vetëm një pajisje ju tregon këtë sigurt.

Testi i shtatzënisë, i cili gjendet në të gjitha farmacitë, është mënyra më e lehtë dhe më e saktë për të kuptuar se a jeni me barrë, transmeton Telegrafi.

Por, a ekziston ndonjë kohë e gabuar ose e duhur se kur duhet përdorur ky lloj testi?

Sipas ekspertëve, testi i shtatzënisë mund t’ju tregojë saktë nëse jeni shtatzënë vetëm nëse e bëni pas një kohe kur keni bërë seks pa mbrojtje.

Testi është më i sakti një javë pasi ju janë vonuar menstruacionet – që njëherazi është edhe simptomë e shtatzënisë. Në këtë fazë – pra një javë pas vonesës së menstruacioneve, testi i shtatzënisë është 99% i saktë.

Mund ta bëni një edhe më herët, ndoshta një apo dy javë pasi keni bërë seks, por nuk do të jetë edhe aq i saktë në atë kohë. /Telegrafi/