Please enter at least 3 characters.

“Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyej”, Khabib publikon një foto me babanë e tij dhe falënderon të gjithë për mbështetjen

2018/10/GettyImages-1046898216-e1538902607561.jpg
266:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Khabib Nurmagomedov of Russia (L) chases down Conor McGregor of Ireland in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Khabib Nurmagomedov ka marrë një fitore të madhe në luftën për kampion bote në UFC.

30-vjeçari fitoi me plot meritë përballë irlandezit Conor McGregor në peshat e lehta.

Gjërat eskaluan pas përfundimit të meçit me rusin që sulmoi ekipin e irlandezit.

Në anën tjetër ekipi i Khabib u fut në 'Tetçkëndësh' dhe sulmuan McGregorin.

Tani pak çaste më parë, Khabib ka postuar një foto në rrjetin social Instagram me babanë e tij.

Khabib Nurmagomedov para duelit me Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Babai i sportistit rus po vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa Khabib ka thënë se kur Allahu është me ju askush nuk mundet të ju thyej, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Kur Allahu është me ju, askush nuk mundet t’ju thyej. Askush”.

“Faleminderit shumë njerëz për mbështetjen”, shkroi Khabib në foton e publikuar me babanë e tij. /Telegrafi/