Please enter at least 3 characters.

Kultivonte kanabis në shtëpi, Policia heton rastin në Leposaviq

2022/01/Kanabisi.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kultivimit të kanabisit në shtëpi.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ndërsa janë konfiskuar 16 fara të kanabisit.

“Rr.24 Nëntori, Leposaviq/29.04.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 16 fara të kanabisit, 930 euro dhe 44930 dinar serb”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/