KUJTIMI I PARË
01/03/2025
Poezi nga: Mirza PinjićPërktheu: Fadil Bajraj
Po lodroj nëpër kujtimet e mia
Së pari nga viti i tretë i jetës:
Koteci i pulave i mbuluar me tel te gjyshja
qiraxhinj të së cilës jemi
Baba shkul skifterin e coftë
Ndërsa unë thith pulqerët dhe kam frikë nga kthetrat e gurta
Gjyshja tha
Pulat e traumatizuara nuk bëjnë vezë
Në këtë pamje mungon nëna
Ajo e përkulur mbi shporet
ku përpiqet nga asgjëja të bëjë diçka
për kafjall, drekë dhe darkë


