Please enter at least 3 characters.

Ku qëndron e ardhmja e Gareth Bale - klubet që mund ta transferojnë anësorin e Realit

2019/04/GarethBallel-2.jpg
233:"VALENCIA, SPAIN - APRIL 03: Gareth Bale of Real Madrid sits on the bench prior to the La Liga match between Valencia CF and Real Madrid CF at Estadio Mestalla on April 03, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Pyetja tashmë nuk është se a do të jetë Gareth Bale lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm, por cili klub do të trokasë në derën e Los Blancos për shërbimet e uellsianit.

Tifozët në Santiago Bernabeu nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e anësorit, ndërsa jo rrallë herë e kanë fishkëllyer. Së fundmi kjo ndodhi në ndeshjen kundër Eibarit.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, ky ka qenë sezoni në të cilin Bale është dashur ta dëshmonte veten, por kjo nuk ka ndodhur, prandaj Marca i ka përmendur disa prej klubeve ku mund ta vazhdojë karrierën 29-vjeçari.

Manchester United Djajtë e Kuq kanë shpenzuar qindra miliona dollarë, mirëpo nuk e kanë fituar Ligën Premier që nga sezoni 2012/2013. Ata janë në kërkim të një lojtari që mund t'i udhëheqë drejt sukseseve. Derisa Reali është në kërkim të Paul Pogbas, dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Bayern Munich Liga e Kampionëve është objektivi që bavarezët duan ta fitojnë sërish në vitet në vijim. Kampioni gjerman duhet t'i zëvendësojë anësorët Franck Ribery dhe Arjen Robben, prandaj Bale mund të jetë njëri prej zëvendësuesve.

Tottenham Hotspur Rikthimi te Spursat do të ishte një shtytje e madhe për klubin që sapo është vendosur në stadiumin e ri të shtrenjtë. Ata kanë disa opsione fantastike në sulm, por nëse vendosin të bëjnë ndryshime, atëherë Bale mund të jetë njëri prej opsioneve në treg. /Telegrafi/