Please enter at least 3 characters.

KSHZ vendos: Rivotimi në Komunën e Çairit do të mbahet të dielën

2016/12/Zgjedhjet-në-Maqedoni-13-e1507917323505.jpg

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për përsëritjen e votimeve në vendvotimin me numër 2901 në Çair.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotshme të KSHZ-së, me 8 vota pro dhe asnjë kundër. Arsyetimi për vendimin ka qenë se rezultati në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Komunën e Çairit.

Pas këtij vendimi, rivotimi do të mbahet më 12 nëntor, gjegjësisht 14 ditë pas mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve.