Please enter at least 3 characters.

KSHZ: Fushata zgjedhore në Maqedoni fillon më 21 nëntor

2016/08/KSHZ-ALB-1.jpg

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni sonte njoftoi se fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, do të fillojë më 21 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja gjithashtu rikujtoi se prej ditës së nënshkrimit të zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore, televizionet dhe mediumet e shkruara nuk kanë të drejtë të emitojnë, reklama të paguara politike.

Për shkelësit e kësaj dispozite KSHZ-ja do të inicojë fillimin e procedurave përkatëse, në përputhje me përgjegjësitë e tyre. Shuma e gjobave për veprat e këtilla janë të përcaktuara në nenin 181 dhe 182 të Kodit Zgjedhor./Telegrafi/