Kryetarët e komunave nga rajoni takohen në Gjilan
28/09/2016
Kryetarët e komunave nga Kosova, Maqedonia, Serbia do të bashkohen sot në Gjilan në "Konferencën e Kryetarëve të Komunave për Bashkëpunim Rajonal Evropian".
Kjo konferencë është organizuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me qëllim të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët rajonal, drejt synimit dhe përgatitjes për Integrime Evropiane.


