Kryeministri në dorëheqje, përmend "24 vendimet madhore" gjatë qeverisjes së tij
Kryeministri në dorëhqje, Ramush Haradinaj, ka përmendur vendimet që janë realizuar gjatë qeverisjes së vendit nga ai.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar 24 vendimet e ndërmarra gjatë mandatit si kryeministër i Kosovës, duke thënë se "ne guxojmë të krijojmë".
Postimi i plotë:100% KOSOVËTë dashur qytetarë,Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë6. Zonat ekonomike në Komuna7. Ligji për Investime Strategjike8. Ligji i Pagave9. Ligji i Prishtinës10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro12. Kosst-i i pavarësuar13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës Kujtojmë se Haradinaj, pati dhënë dorëheqje nga pozita e tij për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
Ai para mediave kishte thënë se dorëheqjen e ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/


