Please enter at least 3 characters.

Kryeministri japonez: Nuk do të anëtarësohemi në NATO

2023/05/1-5.jpeg
456:"Japan’s Prime Minister Fumio Kishida speaks during the "Presidency Press Conference" on the final day of the G7 Summit Leaders' Meeting at the Peace Memorial Park in Hiroshima on May 21, 2023. (Photo by Handout / Ministry of Foreign Affairs of Japan / AFP) / --- EDITORS NOTE ----RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Ministry of Foreign Affairs of Japan" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
3:"AFP

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka plane të bëhet anëtar i NATO-s, por shtoi se është në dijeni të planeve për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Japoni.

Kishida i bëri komentet pasi ambasadori i Japonisë në Shtetet e Bashkuara, tha në fillim të këtij muaji se pakti ushtarak i udhëhequr nga SHBA planifikon të hapë një zyrë në Tokio, e para në Azi, për të lehtësuar konsultimet në rajon, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning, tha se rajoni Azi-Paqësor "nuk e mirëpret" lëvizjen e Japonisë për të hapur zyrën, duke thënë se Tokio duhet të jetë "jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me sigurinë ushtarake", duke pasur parasysh "historinë e tij të agresionit".

Kishida po bën marrëveshje për të marrë pjesë në një samit të NATO-s të planifikuar të mbahet në Lituani në korrik, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar zyrtarë të qeverisë japoneze.

Japonia është një aleate e madhe e Aleancës më të madhe ushtarake – NATO, dhe vazhdimisht, kurse Tokio njoftoi se nuk mëton të jetë pjesë e kësaj aleance ushtarake. /Telegrafi/