Please enter at least 3 characters.

Kryejnë ceremoninë e vdekjes por gruaja është gjallë, arsyeja ka lënë të gjithë pa fjalë (Video)

2016/11/1-113.jpg
5:"Burim

“Kam 14 vjet që mezi e pres këtë ditë... të kryej ceremoninë e vdekjes time ndërkohë që jam gjallë”, këto janë fjalët e Vera Lucia Da Silva.

Ajo u kërkoi të afërmve të saj të kryenin ritualet e ceremonisë mortore, ndërkohë që ajo ishte gjallë, në mënyrë që ta përjetonte këtë çast.

Pavarësisht kontestimit të vazhdueshëm të bashkëshortit të saj dhe të afërmve, 44-vjeçarja braziliane arriti ta bënte “ëndrrën” e saj realitet.

Në videon shihet se si qëndron e shtrirë në arkivol ndërkohë që mikeshat e saj e lyejnë dhe bëjnë humor me të, transmeton panorama.

“Ishte dita më e bukur e jetës sime. Edhe pse disa të afërm ma prishën pak, sepse filluan të qajnë, por gjithsesi, mbetet një moment special”, shprehet ajo.