Please enter at least 3 characters.

KRU "Prishtina": Reduktime të ujit në Drenas për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepencit

Banorët e komunës së Drenasit po ballafaqohen me reduktime të ujit.

Këtë e ka konfirmuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila thekson se reduktimet janë për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit pas punimeve teknike.

Sipas njoftimit, reduktimet e ujit në Drenas vazhdojnë derisa të bien turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit.