Please enter at least 3 characters.

KRU 'Prishtina' bën thirrje që të paguhen faturat e ujit dhe kanalizimit

2016/08/kompania-e-ujesjellesi-rajonal-Prishtina-foto-Ridvan-Slivova-1-2-1200x630.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka bërë thirrje që të paguhen faturat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim.

Sipas kompanisë, mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza do të jenë gjithnjë të realizueshme nëse paguhen me rregull faturat.

"Ne duhet të paguajmë faturat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit. Përmirësimi i shërbimeve për konsumatorët tanë, mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza do të jenë gjithnjë të realizueshme nëse ju jeni të rregullt në pagesë të faturës së ujit. Mos lejoni grumbullimin e borxhit për ujë! Investo në shëndetin tënd!", njofton kompania. /Telegrafi/