KRU ‘Mitrovica’: Një zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri të hënën
18/05/2025
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.
Sipas tyre, kjo zonë mbetet pa ujë deri nesër.
“Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet pas sanimit te defektit", thuhet tutje në njoftimin e KRU “Mitrovica”


