Please enter at least 3 characters.

KRU “Mitrovica” nis regjistrimin e konsumatorëve në komunat veriore

Foto: Arkiv

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ka nisur fazën e regjistrimit në terren të konsumatorëve në komunat veriore të zonës së saj të shërbimit, pas përfundimit të afatit për regjistrimin vullnetar.

Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë angazhuar në identifikimin dhe regjistrimin e konsumatorëve, vendosjen e ujëmatësve në rastet kur mungojnë, si dhe regjistrimin e tyre në sistem.

Ky proces synon krijimin e një baze të saktë të të dhënave dhe fillimin e faturimit të rregullt për shërbimet e ujësjellësit.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë procesit, duke theksuar se qëllimi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe sigurimi i trajtimit të barabartë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/