KRU “Mitrovica”: Impiantet e ujit po operojnë me kapacitet maksimal
08/09/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për trajtimin e ujit në Shipol, Balinc dhe Zubin Potok janë duke operuar në kushte normale dhe me kapacitet maksimal prodhues.
Sipas kompanisë, kjo po kontribuon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për konsumatorët.
KRU “Mitrovica” ka theksuar se ekipet e saj janë vazhdimisht të angazhuara në funksionimin dhe mirëmbajtjen e impianteve, me qëllim që procesi i prodhimit dhe furnizimit me ujë të vijojë pa ndërprerje. /Telegrafi/


