KRU ‘Hidrodrini’ sqaron fushëveprimin e shërbimeve të sektorit të kanalizimit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ Sh.A. ka bërë një sqarim publik lidhur me shërbimet që ofron Sektori i Kanalizimit, në funksion të mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit publik të kanalizimit.
Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, kompania ofron edhe shërbime për deblokimin dhe pastrimin e pusetave të kanalizimit, mirëmbajtjen e rrjetit kryesor në rrugët dhe lagjet e qytetit, si dhe renovimin e prishjeve në infrastrukturën publike të kanalizimit.
Nga kompania bëhet e ditur se shërbimet nuk përfshijnë punime brenda pronave private, si mirëmbajtja e gropave septike, pastrimi i kanaleve të hapura, apo riparimet e gypave dhe rrjeteve shtëpiake.
“Për çdo paqartësi apo informatë shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me kompaninë,” thuhet në njoftimin e KRU ‘Hidrodrini’.
Ky sqarim vjen si pjesë e transparencës dhe përkushtimit të kompanisë për të ofruar shërbime të standardizuara dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve./Telegrafi/


