Kroos me statistikë të paarritshme në asistimin mahnitës për golin e Vinicius
Real Madridi shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, i pari realizoi Vinicius Junior (27’), derisa goli i dytë erdhi nga Marco Asensio (36’).
Arkitekt i golit të parë ishte mesfushori gjerman, i cili dhuroi një asistim të saktë nga largësia.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1379516336632647682
Edhe pse distanca ishte shumë e largët, saktësia e 31-vjeçarit ishte mahnitëse, aq sa braziliani vetëm e pranoi topin dhe goditi në rrjetë.
Sipas SofaScore, asistimi i Kroos për Viniciues shënon topin e 85-të gjatë të saktë të gjermanit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Asnjë futbollist tjetër nuk ka arritur të dhurojë më shumë se 56 pasime të gjata të sakta në garën e madhe evropiane gjatë edicionit 2020/2021. /Telegrafi/


