Please enter at least 3 characters.

Krokodili doli nga uji duke mbajtur këmbën e zhytësit, që e kafshoi një ditë më parë (Video)

2019/04/Krokodili-foto.jpg

Darlin Uti është kafshuar gjatë ditës së djeshme nga një krokodil, derisa po zhytej në një lumë pranë shtëpisë së tij në Sulawesi të Indonezisë.

Motra e 30-vjeçarit ka vrapuar nëpër ujë, në përpjekje që ta kthente prapa, mirëpo e kishte të pamundur, sepse grabitqari u zhduk me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Derisa po vazhdojnë kërkimet për viktimën, disa të pranishëm e kanë parë një krokodil teksa doli nga uji i turbullt, duke mbajtur në dhëmbë një këmbë njeri.

Mbrojtësit e rendit besojnë se bëhen fjalë për viktimën e njëjtë, mirëpo duhet kryer hetimet e plota, meqë ende nuk është gjetur asnjë pjesë e trupit të tij. /Telegrafi/