Please enter at least 3 characters.

Kroacia regjistron 2323 raste të reja dhe 74 të vdekur

2020/11/6d53b64a-98aa-4419-9133-ec63bea3047f.jpg

Në 24 orët e fundit u regjistruan 2323 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2.

Autoritetet shëndetësore të Kroacisë kanë raportuar edhe 47 të vdekur, raporton index.hr.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 19,161, ku 2,093 pacientë po trajtohen në spital.

Që nga 25 Shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 108,014 njerëz të infektuar me coronavirus.

Ndryshe, 1,445 kanë vdekur deri më tani gjersa janë shëruar gjithsej 87,408 persona. /Telegrafi/