Please enter at least 3 characters.

Kroacia bëhet shteti më i vogël nga viti 1950 që arrin finalen e Botërorit

2018/07/Kroacia-3.jpg
253:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 11: Croatia players celebrate following their sides victory in the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kupa e Botës në Rusi ka dhuruar disa ndeshje mahnitëse dhe rekorde pasi që ndeshja finale do të shfaqë shtetin më të vogël që do të luajë në fazën e fundit të turneut që nga viti 1950.

Kroacia, me një popullsi prej vetëm 4.17 milionë, rezervoi vendin e tyre në finalen e 15 korrikut në stadiumin Luzhniki të Moskës, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 pas kohës shtesë të mërkurën mbrëma.

Kroatët bëhen shteti më i vogël që arrin finalen e Kupës së Botës që nga Uruguai, i cili fitoi turneun në vitin 1950, kur kombi i tyre kishte një popullsi prej vetëm rreth 2.4 milionë banorë.

Në atë rast, uruguaianët mundën një skuadër të madhe të Brazilit me rezultat 2-1 në Maracana në ndeshjen finale të fazës së dytë, e cila në mënyrë efektive shërbeu si finalja e turneut.

Kroacia kur kaloi në finale (Getty Images)

Ishte titulli i dytë i Kupës së Botës për Uruguain, pasi trofeu i parë u fitua në shtëpinë e tyre në edicionin inaugurues në vitin 1930.

Gjatë viteve, vende të tjera relativisht të vogla që kanë lënë pak a shumë gjurmë duke arritur në finale përfshijnë Suedinë, Hungarinë dhe Holandën - të gjithë të mposhtura në finale.

Por, Kroacia do të shpresojë ta shmangë atë fat kur ata të ndeshen të dielën në Moskë ndaj Francës.

Ata e rezervuan vendin e tyre në finale duke mposhtur Anglinë me një popullsi prej rreth 53 milionë banorësh, ndërsa në çerekfinale kroatët mposhtën një diferencë edhe më të madhe demografike, duke mundur Rusinë - një komb prej rreth 145 milionësh. /Telegrafi/