Please enter at least 3 characters.

Kriza te Barcelona, tri gjërat që duhet t’i bëjë Bartomeu për të dalë nga kjo situatë

2020/08/JosepMariaBartomeuSetienAbidal-e1597666095611.jpg
307:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 14: FC Barcelona President Josep Maria Bartomeu (C), Head Coach Quique Setien (L) and Sporting Director Eric Abidal (R) face the media as Quique Setien is unveiled as new FC Barcelona Coach at Camp Nou on January 14, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Eliminimi i turpshëm nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, e ka thelluar edhe më shumë krizën brenda klubit të Barcelonës.

Presidenti Josep Maria Bartomeu e ka të qartë situatën në të cilën gjendet, prandaj është duke menduar daljen nga ajo dhe për këtë duhet t’i marrë tri vendime kyçe.

Vendimi i parë, zëvendësimi i trajnerit. Tashmë po qarkullojnë emrat që mund ta zëvendësojnë Quique Setienin, me Mauricio Pochettinon që konsiderohet favorit (por nuk duhet anashkaluar edhe Ronald Koemanin, Massimiliano Allegrin, Thierry Henryn, Garcia Pimientan, madje edhe Xavin).

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Vendimi i dytë është kandidatura për zgjedhjet presidenciale që pritet të ndodhin ndërmjet janarit dhe marsit të vitit të ardhshëm. Kjo do t’ia mundësonte presidentit të ardhshëm fillimin e projektit të ri dhe planifikimin e të ardhmes.

Vendimi i tretë është paksa më i komplikuar: Revolucioni në skuadër..., por ai nuk i ka paratë për ta bërë këtë. Pandemia e coronavirusit ka bërë që klubi të humbë më shumë se 200 milionë euro. Për të blerë lojtarë të rinj, presidenti duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Siç shkruan Sport.es, Barcelona duhet të përballet me këtë përfundimin e dhimbshëm të një epoke pa pasur ndonjë projekt të gatshëm për të ardhmen. Krahas emrave që tashmë janë në shitje (Neto, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Rafinha, Martin Braithwaite, Philippe Coutinho...), klubi planifikon t’i shesë edhe disa lojtarë të rëndësishëm të ekipit të parë, si Jordi Alba, Sergio Busquets e Luis Suarez, por edhe përpjekjet për rikthimin eventual të parave nga blerjet e Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann. /Telegrafi/