Kritikoi ashpër presidentin amerikan dhe liderët e tjerë botëror, Trump ironizon me aktivisten suedeze
Aktivistja suedeze Greta Thunberg e cila në Kombet e Bashkuara mbajti fjalim mbi ndryshimet klimatike dhe që kritikoi ashpër liderët botëror, duke i akuzuar rëndë se nuk po bëjnë asgjë për të parandaluar këto fenomene që po rrezikojnë jetën e miliona njerëzve, fitoi vëmendjen e gjithë botës me fjalimin dhe guximin e saj për t'i thënë këto fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Megjithatë deklaratat e saj nuk kaluan pa u ironizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilit i dhuroi "një shikim të errët" derisa po kalonte pranë saj për t'iu drejtuar mediave, transmeton Telegrafi.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, i pari i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar: "Duket shumë e lumtur, kjo vajzë e re që i gëzohet të ardhmes së ndritur. Është mirë të shohësh diçka të tillë".
Kujtojmë se Thunberg gjatë muajit të kaluar pati deklaruar se si Trump nuk po e dëgjon shkencën, kur bën vlerësime për ngrohjen globale.
"Njerëzit vuajnë, njerëzit vdesin. I tërë ekosistemi po shkatërrohet. E tëra qfarë flisni janë paratë dhe ëndrrat për rritje enorme ekonomike. Si keni guxim", ka deklaruar aktivistja 16-vjeqe. /Telegrafi/


