Kriteret e UEFA-s, mal i pakalueshëm për skuadrat kosovare
07/05/2015
Por për skuadrat kosovare nuk do të jetë aq e lehtë dalja në Evropë, as në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës pritet të pranohet në UEFA.
Çdo klub që merr pjesë në gara evropiane duhet të plotësojë pesë kriteret bazë të UEFA-s, ndërkohë që sot për sot asnjë skuadër kosovare nuk i plotëson ato. Vetëm një skuadër vlerësohet se është afër, Prishtina, por që çalon në kriterin financiar dhe atë infrastrukturor, dy kriteret më të zorshme për t'u përmbushur.
Pa plotësimin e pesë kritereve nuk ka licencim të skuadrave për garim në Evropë. Ky është rregull strikt i UEFA-s, thotë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.


