Please enter at least 3 characters.

Krimi brenda familjes në Durrës, flasin dëshmitarët: Kohët e fundit djali nuk fliste fare (Video)

2017/03/skene-krimi-1-780x439.jpg

Fqinjët e familjes Nika, djali i të cilës vrau prindërit mëngjesin e sotëm në fshatin Xhafzotaj të qytetit të Durrësit, kanë dhënë dëshmitë e tyre për News24 në lidhje me aktin e tmerrshëm.

Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare, transmeton shekulli.com.

Fqinjët: “Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit. Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”.