Please enter at least 3 characters.

Krijues e shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova, bashkë në një takim letrar

2016/01/a-e-keni-ditur-se-biblioteka-komb-euml-tare-ka-1-milion-e-800-mij-euml-materiale-n-euml-fondin-e-saj-foto_hd.jpg

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike sot organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Me këtë rast do të bëhet përurimi i disa librave të autorëve nga diaspora. Po ashtu, do të mbahet edhe një orë letrare me karakter garues.

Qëllimi i këtyre takimeve është promovimi i krijimtarisë shqiptare në diasporë.

Ky aktivitet mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë prej orës 11:00.