Please enter at least 3 characters.

Kreu i institutit gjerman Robert Koch, është kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj coronavirusit

2020/05/2-13.png

Drejtori i Institutit gjerman Robert Koch (RKI) foli të shtunën dhe tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm të coronavirusit.

"Ne nuk kemi arsye të mendojmë për vaksinimin e detyrueshëm", tha Lothar Wieler, presidenti i këtij instituti të shëndetit publik, transmeton Telegrafi.

"Qytetarët do të jenë patjetër të mençur sa të konkludojnë vetë se vaksina është e sigurt dhe se do të mbrojë shëndetin e tyre", tha ai.

Disa javë më parë, një grup pune u ngrit në Gjermani për të diskutuar vaksinën e coronavirusit.

Sapo të zbulohet vaksina, ky grup do të marrë në konsideratë se cilat grupe qytetarësh do të vaksinoheshin dhe si. /Telegrafi/