Krasniqi reagon ndaj zyrtarit që kërcënoi Kurtin: Kushdo që e përmend dhunën nuk është NISMË
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA Socidaldemokrate Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të pamatura të ish-kandidatit për deputet nga radhët e këtij subjekti politik, Haxhi Hoti, të bëra në rrjetin social, ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Hoti kishte thënë se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i mbeten dy opsione: “Ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër çdo dhune a kërcënimi.Postimi i plotë i Krasniqit:
Ndryshe, anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar sot, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.


