Krasniqi: Presidenti Thaçi pjesë e fushatës elektorale në Drenas
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, se është bërë pjesë e fushatës elektorale në Drenas.
Krasniqi e ka quajtur ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në këtë Komunë, aktivitetin e Thaçit në fushatë zgjedhore, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:“PRESIDENTI NE FUSHATË PËR PDK-NËDje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së.Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas.Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit.Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!Kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas.Kjo sjellje antikushtetuese reflekton frikë!Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/


