Please enter at least 3 characters.

Krasniqi për vdekjen e komandantit të parë të KFOR-it: Bashkëpunimi me UÇK-në në ruajtjen e paqes do të kujtohet gjithmonë

2023/01/Albin-Kurti-takimi-i-liderve-te-partive-situata-me-pandemine-Covid-19-Memli-Krasniqi-foto-Ridvan-Slivova-6-e1673955740646.jpg

Është ndarë nga jeta komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Mike Jackson.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Krasniqi ka shtuar se bashkëpunimi i tij me krerët e UÇK-së do të mbetet gjithmonë i paharruar.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me gjeneralin Jackson.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/