Please enter at least 3 characters.

Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Mirënjohje e përhershme për kontributin e tij

2021/05/Albin-Kurti-takimi-i-liderve-te-partive-situata-me-pandemine-Covid-19-Memli-Krasniqi-foto-Ridvan-Slivova-6-e1620306852399.jpg

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar politikanin Arbën Xhaferi në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Xhaferi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, si dhe kontributin në kultivimin e vlerave të demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

“Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastrukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare - Arbën Xhaferi".

"Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta”, ka shkruar Krasniqi.