Please enter at least 3 characters.

Krasniqi e Shatri largohen, vjen një i huaj?

2016/01/f.0320095116669_210.jpg

Krasniqit e Shatrit, sipas burimit, do t'iu caktohet një pozitë tjetër brenda klubit, pasi shpejt pritet të emërohet një trajner i huaj.

"Krasniqi e Shatri gjatë këtyre ditëve do të emërohen në pozita të tjera te Sigal Prishtina, pasi trajner i ekipit do të jetë një i huaj, i cili shumë shpejt do të konfirmohet", ka thënë burimi i gazetës Koha Ditore.

"Krasniqi e Shatri do të drejtojnë ekipin edhe në ndeshjen kundër Vëllaznimit. Ata nuk do të jenë në këtë post për shkak të humbjeve në ndeshjet e fundit".

Në të vërtetë, Sigal Prishtina në edicionin pranveror i ka humbur tri ndeshje nga pesë të zhvilluara. Është mposhtur nga Peja dhe Sigkos Bashkimi, kurse duelin me Trepçën e ka humbur me rezultatin zyrtar 20:0 pas përleshjes që u shkaktua në palestër, gjë e cila ndërpreu ndeshjen. Pas 19 xhirove të zhvilluara në BKT Superligën e Kosovës, Sigal Prishtina renditet në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë, katër pikë më pak se Peja që i prin klasifikimit.

Krasniqi është trajneri më i suksesshëm i pasluftës në Kosovës. Ai me Sigal Prishtinën ka fituar gjashtë tituj radhazi e shumë trofe të tjerë. /Telegrafi/