Krasniqi e Beba më të mirët e hendbollit
Hendbollisti i ri Kreshnik Krasniqi është shpallur lojtari më i dalluar. Konkurrentin kryesor që vinte nga klubi i tij Oltin Beshirin.
Në anën tjetër në konkurrencën e femrave ky epitet i ka takuar hendbollistes së Kastriotit të Ferizajt, Bellma Beba. Në këtë ceremoni FHK-ja ka veçuar edhe dy klubet më të suksesshëm e ato ishin Prishtina te meshkujt e Kastrioti të femrat të cilat edicionin e kaluar fituan dy trofetë e mundshëm.
Federata ka shpallur edhe trajnerin më të mirë, epitet ky që i ka takuar trajnerit të Prishtinës, Taib Kabashit, derisa epiteti i shënuesit më të mirë i ka takuar Shkëlzen Kërtokut të Kosovës së Vushtrrisë. Te femrat golashënuesja më e mirë ishte Mane Ibrahimi, ndërsa Albulena Basha u shpall lojtarja më e mirë në mbrojtje.
Punëtori sporti nga FHK-ja është zgjedhur Ahet Petrova, ndërsa çifti i gjyqtarëve më të mirë janë Ilib Bytyçi e Syart Kasapi.
Te meshkujt 7-sha më e mirë u shpall: Daniel Dupjanchanac, Oltion Beshiri, Enis Kabashi, Kreshnik Krasniqi, Kastriot Jupa, Ylber Mjeku dhe Alban Dobroshi. Te femrat 7=sha më e mirë është shpallur: Edona Rogova, Mimoza Sefedini, Kaltrina Beka, Bellma Beba, Fitore Berisha, Albulena Kelmendi, Shpresa Fazlija.
Me mirënjohje të veçantë janë nderuar Klubet, Normalisti, Borci I Ferizajt dhe Prishtina femrat si dhe përfaqësuesja e Kosovës U18. /Zëri/Telegrafi/


