Please enter at least 3 characters.

KQZ mban mbledhje, në rend dite akreditimi i vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është akreditimi i vëzhguesve.

Mbledhja e KQZ-së mbahet në ora 13:30.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin/ konfirmimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, 09.11.2025;

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin/ konfirmimin e vëzhguesve të organizatave për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, 09.11.2025;

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin/ konfirmimin e vëzhguesve të mediave për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, 09.11.2025. /Telegrafi/