Please enter at least 3 characters.

KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullsive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për ditën e zgjedhjeve ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për raportimin e parregullsive në procesin e votimit.

KQZ në një postim në Facebook informon qytetarët se ku mund të telefonojnë për të raportuar parregullsitë.

“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullsi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale.

Për çdo rast kontakti: WhatsApp & Viber: +383 46 13 00 13; Tel / Fiks: 038 200 23544, +383 38 200 23 544; +383 46 130 013”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/