Kotzias: Nuk zmbrapsemi nga trysnitë ndërkombëtare për çështjen e emrit të Maqedonisë
32:"Photograph: Thierry Tronnel/Corb
08/05/2017
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar se vendi i tij e mbështetë stabilitetin e Maqedonisë, por nuk do të zmbrapset nga kërkesa për emrin nga asnjë trysni ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''Nuk e di kush kujt dëshron t'i bëjë trysni, të gjithë e dijnë se nuk nënshtrohemi ndaj trysnive dhe se nuk zmbrapsemi nga ajo që mendojnë se është e drejtë për interesat e popullit tonë dhe për vlerat dhe parimet evropiane'', ka deklaruar Kotzias për ''Rial News''./Telegrafi/


